Mbappe: Neymari është më i mirë se unë

  • 19 August 2018 - 10:35
Mbappe: Neymari është më i mirë se unë

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Neymar, pas fitores me rezultat 3-1 kundër Guingampit në Ligue 1.

PSG-ja ka siguruar 3 pikët e radhës në ndeshjen kundër Guimgampit, përmes golit të Neymarit dhe dy golave të shënuar nga Mbappe. Protagonisti i kësaj ndeshje ishte Mbappe, përkundër faktit që ai nuk luajti në pjesën e parë të ndeshjes.

“Neymari është një super yll, më shumë se unë. Ai ka punuar shumë në Barcelonë për ta arrirë këtë. Ai shënoi një gol dhe e bëri një asist, kjo nuk aspak keq. Unë tentoj të jap atë që mundem për t’i ndikuar skuadrës të fitojë”, ka thënë Mbappe.

“Ne fituam, e pastaj festuam. Por, futbolli vazhdon, karriera ime ka filluar. Kam synime të larta me PSG-në, me Kombëtaren e Francës dhe në nivelin individual”. 

 

(Kosova Sot)