Milinkovic-Savic afër rinovimit të kontratës

  • 19 August 2018 - 10:46
Milinkovic-Savic afër rinovimit të kontratës

Lazio i ka refuzuar të gjithë ofertat për largimin e mesfushorit të tyre, Sergej Milinkovic-Savic, dhe tani janë duke punuar për t’i ofruar një kontratë të re, e cila do të përfshijë klauzolën e largimit prej 150 milionë eurove, raporton La Gazzetta dello Sport.

Edhe mesfushori serb ka pranuar të qëndrojë në Olimpico për shkak të ofertës së re. Paga e tij vjetore prej 1.8 milionë eurove do të ngritët në 3 milionë euro, si dhe do të ketë shtesa në bazë të performancave të tij.

Agjenti i Savicit është duke insistuar që në kontratën e re të ketë një klauzolë për largimin e klientit të tij, por Lazio nuk pranojnë ta lënë klauzolën më të ulët se 150 milionë euro.

Gjatë këtij afati kalimtar, të interesuar për 23-vjeçarin ishin klube të mëdha evropiane, si Juventusi, Real Madridi, Manchester Unitedi, Milani dhe Paris Saint-Germaini.

Lazio e kishin transferuar mesfushorin në vitin 2015 për 18 milionë euro, por çmimi i tij është rritur për shkak të 24 golave dhe 20 asisteve në 123 ndeshje për klubin italian. 

 

(Kosova Sot)