Mahrezi e komenton transferimin e tij në City

  • 19 August 2018 - 11:30
Mahrezi e komenton transferimin e tij në City

Riyad Mahrez ka thënë se është i lumtur me kalimin e tij në Manchester City nga Leicesteri.

Algjeriani u transferua në City gjatë kësaj vere për 67 milionë euro.

“Është një skuadër shumë, shumë e mirë për mua”, ka thënë Mahrez.

“Jam shumë i lumtur për kalimin tim në këtë ekip, veçanërisht për mënyrën e tyre të lojës. Kjo më përshtatet mua, dhe po ashtu trajneri, nuk kam dyshime për të, nuk kam nevojë të flas për të”.

“Nuk dëshiroja që të transferohesha diku tjetër përveç Cityt”.

“Jam këtu për ta ndihmuar skuadrën, dhe për të fituar. Ata bënë gjëra të mrekullueshme stinorin e kaluar”.

“Kam një titull. Kam një çmim për Lojtarin e Vitit. Por kam nevojë për më shumë”. 

 

(Kosova Sot)