Ancelotti në ankth për ndeshjen kundër Milanit

  • 19 August 2018 - 11:45
Ancelotti në ankth për ndeshjen kundër Milanit

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ndjehet në ankth, por edhe është i lumtur për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Milan.

Ancelotti kishte qenë trajner i Milanit për tetë vite, nga viti 2001 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe, ai i fitoi tetë tituj me klubin e tij, ndër të cilat 2 tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull i Serie A-së.

“Milan? Jam në ankth dhe i lumtur për ndeshjen kundër tyre. Do t’i shohë Rino Gattuson dhe Paolo Maldinin. Ata janë pjesë e historisë sime”, ka thënë Ancelotti.

Në javën e parë të sezonit të ri të Serie A-së, Napoli ka mundur Lazion e Valon Berishës dhe Thoma Strakoshës në Stadio Olimpico të Romës me rezultat 1-2. Lazio e nisi mirë takimin, por Napoli e përmbysi rezultatin për t’i marrë tri pikë e para në sezonin e ri. 

 

(Kosova Sot)