Firmino e ëndërron titullin e Premierligës

  • 19 August 2018 - 12:58
Firmino e ëndërron titullin e Premierligës

Braziliani Roberto Firmino beson se Liverpooli janë të gatshëm ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon, pas shumë vite pritjeje.

Janë bërë 28 vite që nga hera e fundit kur Liverpooli e kanë fituar titullin e Premierligës, por tani janë ngjallur shpresat në mesin e tifozëve dhe klubit se një e tillë do të ndodhë këtë sezon, përcjell Gazeta Express.

“Jam optimist dhe besoj se Liverpooli janë të të gatshëm të luftojnë për suksesin më të mrekullueshëm këtë sezon. Gjithashtu, mendon se kemi skuadër më të mirë se sezonin e kaluar dhe lojtarët e rinj do t’i përmirësojnë performancat tona”, ka thënë Firmino

“Natyrisht, ne e dinim se duhet ta tregojmë kualitetin tonë në fushë dhe e dimë se për lojtarët e rinj nuk do të jetë e lehtë të adaptohen menjëherë në skuadrën e re. Por, unë gjithmonë mendoj pozitivisht”.

“Ne e kemi treguar sezonin e kaluar së ëndrrat tona mund t’i përmbushim dhe se mund të kthehemi në rrugëtimin për të fituar tituj. Këtë vit, nuk duhet të dëshirojmë dhe ky është synimi i lojtarëve”.

“Natyrisht, ëndrra ime është ta ngriti trofeun e Premierligës me Liverpoolin dhe këtë gjë po tentojmë ta bëjmë”. 

 

(Kosova Sot)