Filipe Luis kërkon largimin nga Atletico Madrid

  • 19 August 2018 - 12:59
Filipe Luis kërkon largimin nga Atletico Madrid

Mbrojtësi i krahut të majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis, e ka kërkuar largimin nga klubi për të kaluar te Paris Saint-Germaini.

Braziliani ka një ofertë nga klubi francez për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në Paris deri në moshën 36-vjeçare.

Klubi dhe trajneri, Diego Simeone, nuk janë të pajtimit për largimin e Luisit, i cili e dëshiron transferimin te skuadra e Tuchelit.

Pritet oferta e PSG-së në drejtim të Atletit para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve. 

 

(Kosova Sot)