Mbresëlënëse: Messi i përfshirë pothuajse në gjysmën e 1.000 golave të fundit të Barcës në La Liga

  • 19 August 2018 - 13:19
Mbresëlënëse: Messi i përfshirë pothuajse në gjysmën e 1.000 golave të fundit të Barcës në La Liga

Lionel Mesi i ka shënuar edhe golin e 5000-të edhe golin e 6000-të të Barcelonës. Gjatë nëntë viteve mes këtyre dy rekordeve, Messi ka qenë i përfshirë në 462 prej tyre, ose duke shënuar ose duke asistuar.

Argjentinasi, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga shumë persona, i ndihmoi Barcelonës të sigurojë 3 pikët e para të sezonit të ri të La Ligës, në ndeshjen kundër Deportivo Alavesit.

Në këtë ndeshje të zhvilluar të shtunën në mbrëmje, 31-vjeçari i shënoi dy gola. Goli i tij i parë ishte nga gjuajtja e lirë, top ky të cilin Messi arriti ta fusë nën këmbët e murit mbrojtës të kundërshtarëve. Ky gol hyri në histori, pasi që ishte goli i 6000-të i Barcelonës në La Liga.

Gjatë sezonit të kaluar, Messi i kishte shënuar 29 gola dhe i kishte bërë 12 asiste në 32 paraqitje në La Liga.

 

(Kosova Sot)