Phelps ende vuan nga depresioni

  • 19 August 2018 - 13:35
Phelps ende vuan nga depresioni

Pas një karriere të mbushur me medalje të arta dhe rekorde, Michael Phelps e ka pranuar se ai shpesh herë është përballur dhe përballet ende me depresionin.

23 herë medaljisti i artë gjithashtu ka folur hapur për trajtimin që e ka marrë për problemet e tij me alkoolin dhe ka theksuar se ka filluar të punojë me një terapist për t’i zgjidhur problemet e tij e kjo gjë i ka ndihmuar shumë.

“Para dy ose tri javëve, vuaja nga një fazë e tmerrshme depresioni. Kjo është diçka që do të vazhdojë të më ndodhë gjatë jetës sime, por sa më shumë të mësoj për veten, aq më shumë mund ta kuptoj se pse më ndodhin këto gjëra”, ka thënë Phelps.

“Unë nuk doja të shihja një terapist në fillim, por pastaj e kuptova se isha më mirë dhe më i shëndetshëm, dhe mësova shumë gjëra për veten, të cilat nuk i dija më herët”.

Tani, Phelps është i martuar, ka dy fëmijë dhe dëshiron t’i ndihmojë të gjitha ata të cilët vuajnë nga simptoma të ngjashme me të.

“Do të doja ta shpëtoja jetën e dikujt. Do të ishte më e rëndësishme sesa fitorja e medaljes së artë”. 

 

(Kosova Sot)