City i pamëshirshëm ndaj Huddersfieldit, fiton me rezultat të thellë

  • 19 August 2018 - 16:57
City i pamëshirshëm ndaj Huddersfieldit, fiton me rezultat të thellë

Manchester City e ka shënuar fitoren e dytë të stinorit të ri të Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore të thellë ndaj Huddersfieldit me rezultatin 6-1 në “Etihad Stadium”, të dielën.

Serinë e golave e hapi sulmuesi, Kun Aguero, në minutën e 25’ pasi mori një asistim të mrekullueshëm nga portieri Ederson, dhe pastaj me mjeshtri e paraboloi portierin e ekipit kundërshtar.

Vetëm gjashtë minuta pas golit të parë të ndeshjes të shënuar nga Sergio Aguero, Gabriel Jesus e mposhti portierin e Huddersfieldit në minutën e 31’.

Pjesa e parë dhuroi shumë gola, Aguero shënoi golin e tij të dytë menjëherë pas katër minutave, duke e dërguar rezultatin në 3-0.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Huddersfield e ngushtoi rezultatin në 3-1 me anë të Jon Gorenc-Stankovicit i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij nga afërsia e zonës.

Pjesa e dytë filloi me golin spektakolar të David Silvas, i cili shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 48’.

Në minutën e 75’, Kun Aguero kompletoi hat-trikun e tij, ndërsa lojtari i Huddersfieldit, Terence Kongolo, e devijoi goditjen e Leroy Sanes, duke e realizuar në autogol në minutën e 84’. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të djelmoshave të Guardiolës, të cilët shënuan fitoren e parë në shtëpi të edicionit të ri të Premierligës.

Manchester City në javën e ardhshme udhëton si mysafir për t’u ndeshur me Wolverhamptonin, ndërsa Huddersfieldi e pret në shtëpi Cardiff Cityn. 

 

(Kosova Sot)