Andre Silva konsiderohej i dështuar në Milan, në debutim me Sevillan ka shënuar tre gola

  • 20 August 2018 - 11:15
Andre Silva konsiderohej i dështuar në Milan, në debutim me Sevillan ka shënuar tre gola

Andre Silva është huazuar nga Milani në Sevilla për një stinor, pasi nuk kishte vend në formacionin startues të Gattusos.

Ai mbrëmë në debutimin me Sevillan ka shënuar hat-trik kundër Rayo Vallecanos, të cilën e klubi spanjoll e mposhti me rezultatin përfundimtar 4-1.

Portugezi i ka shlnuar tre gola në një ndeshje me Sevillan, ndërsa në stinorin e kaluar me Milanin, i shënoi vetëm dy gola në Serie A.

Nëse sulmuesi e vazhdon formën e tij të mirë në La Liga , atëherë Milani mezi do ta pres rikthimin e tij në vitin tjetër.

(Kosova Sot)