Kovacic: Në Real Madrid ndihesha i padëshiruar

  • 20 August 2018 - 12:08
Kovacic: Në Real Madrid ndihesha i padëshiruar

Mateo Kovacic, i cili është i huazuar te Chelsea, ka bërë të ditur se ai ndjehet më mirë në Chelsea sesa në Real Madrid dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron të largohet nga klubi londinez.

Kroati ishte transferuar në Real Madrid nga Interi para tri sezoneve për mbi 30 milionë euro, por ai nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme te “Los Blancos” për të shfaqur talentin e tij.

Ai iu bashkua skuadrës së Chelseat këtë verë në formë huazimi, dhe bëri debutimin e tij me klubin londinez në ndeshjen kundër Arsenalit, të cilën e fituan me rezultat 3-2.

“Ishte e rëndësishme që pas tri viteve jostabile duke luajtur në Madrid, kam ardhur në një ekip që më dëshiron dhe po punoj me një trajner që më beson, kështu ka ndodhur transferimi im në Chelsea”, ka thënë Kovacici.

“Kjo gjë më nevojitet tani. Siç thashë edhe më parë, po ndjehem shumë mirë dhe dua të vazhdojë në këtë mënyrë”. 

(Kosova Sot)