Pogba u kërkon falje tifozëve

  • 20 August 2018 - 12:09
Pogba u kërkon falje tifozëve

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka kërkuar falje tifozëve të klubit për performancat e tij dhe të skuadrës në humbjen e “Djajve të kuq” kundër Brightonit dje, me rezultat 3-2. Ai e ka konsideruar këtë humbje si mësim për skuadrën.

Francezi ishte kapiten për ndeshjen e dytë radhazi në sezonin e ri të Premierligës. Ai është kapiten, pasi që kapiteni i parë, mbrojtësi Antonio Valencia, është i lënduar.

“Ne humbëm, nuk e merituam të fitojmë. Ne nuk e kishin qëndrimin e nevojshëm për të treguar se duamë të fitojmë, ata ishin më të uritur se ne”, ka thënë Pogba.

“Unë flasë së pari për veten, qëndrimi im nuk ishte i duhuri. Por, ne do të vazhdojmë të provojmë dhe ky do të jetë një mësim i madh për ne”. 

(Kosova Sot)