Nacho: “Bale nuk është duke i ndjekur hapat e Ronaldos”

  • 20 August 2018 - 12:09
Nacho: “Bale nuk është duke i ndjekur hapat e Ronaldos”

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho, ka thënë se bashkëlojtari i tij, Gareth Bale, nuk ka asgjë për t’i dëshmuar publikut dhe se nuk është e nevojshme që ai të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi këtë verë për 105.3 milionë euro në Juventus. Tani që ai është larguar, Real Madridit i duhet t’i zëvendësojë golat e tij me një lojtar tjetër. Pasi që deri më tani ata nuk transferuar asnjë sulmues për zëvendësimin e tij, kjo përgjegjësi i mbetet uellsianit Bale.

“Nuk është puna te a i ndjek ai hapat e Ronaldos. Cristiano ka lënë shenjë në këtë epokë këtu. Bale është një lojtar kyç për ne dhe ai ka fituar shumë trofe këtu dhe nuk ka asgjë për t’i dëshmuar askujt”, ka thënë Nacho.

“Të gjithë e dinë se mund të mbështetemi te ai dhe jam i sigurt se ai do të vazhdojë të performojë mirë. Tifozët janë prapa Baleit dhe ai është shumë i lumtur në Real Madrid. Kemi sulmues të mrekullueshëm në skuadër.

(Kosova Sot)