Për Hajvalinë vetëm fitorja vlen, për Drenicën bën edhe barazim

  • 29 August 2015 - 09:10
Për Hajvalinë vetëm fitorja vlen, për Drenicën bën edhe barazim

Sot e nesër zhvillohen ndeshjet e javës së dytë në Raiffeisen Superligë

“Unë besoj se Hajvalia është njëra ndër ekipet me më së shumti kualitete në Ligë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne jemi dorëzuar. Do ta kërkojmë shansin tonë, me shpresë se do dalim me ndonjë rezultat të favorshëm”, ka thënë Taulant Dajaku

Prishtina në Pejë përballë Istogut kërkon këndelljen

Starti me humbje në një garë nuk është një sinjal i mirë për një skuadër pretendente për titull, pasi ai mund të ketë ndikim në motivin e lojtarëve, gjë e cila do të sillte pasoja për ndeshjet e radhës. Megjithatë, skuadra e Hajvalisë, pavarësisht se kampionatin e nisi me humbje ku u mposht në Pejë nga Besa, nuk i frikësohet aspak këtij fakti, pasi është e bindur se që nga ndeshja e radhës që e zhvillon kundër Drenicës do t’u kthehet fitoreve. Në anën tjetër Drenica, e cila kampionatin e nisi me shumë problem, befasoi në Prizren ku barazoi me Lirinë, duke shpresuar se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Hajvalinë. Takimi ndërmjet Hajvalisë e Drenicës zhvillohet sot në kuadër të javës së 2-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Po këtë ditë luhet edhe ndeshja Istogu – Prishtina, si dhe Llapi – Trepça’89, ndërsa dita e diel është e rezervuar për ndeshjet Besa – Vushtrria dhe Gjilani – Liria... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)