Agjenti i Patos në Londër, pritet zyrtarizimi

  • 29 August 2015 - 18:45
Agjenti i Patos në Londër, pritet zyrtarizimi

Agjenti i Alexandre Patos ka udhëtuar për në Londër për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të brazilianit te Tottenhami.

25-vjeçari nuk arriti të tregojë diçka pozitive te Corinthians, për shkak të lëndimeve, por pas huazimit te Sao Paulo në sezonin e kaluar, ai arriti të shkëlqejë si në kohërat e vjetra me Milanin.

Shumë klube kanë shfaqur interesim për sulmuesin brazilian, por raportohet se Spurs është ekipi i cili po prin garën për të siguruar shërbimet e tij.

Besohet se Tottenhami i ka ofruar 11 milionë euro klubit brazilian, por ende nuk ka asgjë të sigurt, pasi situata është duke u monitoruar me kujdes edhe nga Chelsea dhe Manchester Unitedi.