Sigal Prishtina nuk ndalet, tjetër përforcim (Foto)

  • 29 August 2015 - 22:07
Sigal Prishtina nuk ndalet, tjetër përforcim (Foto)

Sigal Prishtina i është rikthyer përforcimeve. Senegalezi Bamba Fall, i gjatë 217 centimetra është ardhja e re e kampionëve të Ligës Ballkanike.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Sigal Prishtinës në Facebook.
“Pas dy muaj negociata, KB Sigal Prishtina arrin marrëveshje me senegalezin Bamba Fall (27/05/1986).

Bamba Fall është 217 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e qendrës. Bamba dy vitet e fundit i kaloi në ekipin VEF Riga nga Letonia, klub ky që bënë gara në EuroCup dhe në ligën e lindjes, VTB. Po ashtu, Bamba dy vitet e fundit në kampionatin letonez është zgjedhur lojtari më i mirë mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.