Heracles nuk ndalet, fiton edhe nga Twente

  • 29 August 2015 - 23:35
Heracles nuk ndalet, fiton edhe nga Twente

Heracles nuk di të ndalet. Skuadra e John Stegeman vazhdon me paraqitjet pozitive dhe këtë e tregoi sërish në ndeshjen e javës së 4-t të Eredivisies, ku mundi në shtëpi 2-0 Twente, që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri, duke regjistruar humbjen e radhës.

Golat për bardhezinjtë u shënuan në të dyja pjesët. Fillimisht ai që çoi në avantazh vendasit ishte Iiass Bel Hassani që realizoi në min. 17, teksa për të vulosur rezultatin përfundimtar në 2-0, mendoi Weghorst në min. 75′.

Falë këtij suksesi, Heracles kryeson për momentin renditjen, me 9 pikë, teksa Twente renditet e 16-ta me vetëm 1 pikë.