Hajvalia befasohet edhe nga Drenica

  • 30 August 2015 - 09:52
Hajvalia befasohet edhe nga Drenica

Pas disfatës në Pejë, Hajvalia pëson edhe humbjen e dytë me radhë

“E pranoj se para fillimit të ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me një barazim, por ne gjatë gjithë javës kemi punuar për këtë ndeshje dhe ajo punë na u shpërblye, pasi futbollistët në fushë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri i Drenicës, Fadil Rama 

Pretendentet për titull, Hajvalia e Prishtina dëshpërojnë prapë

 

Dy ndeshje - dy humbje, ky është bilanci i skuadrës së Hajvalisë në këtë start të kampionatit, duke dhënë kështu sinjale se në këtë skuadër, e cila cilësohej si njëra nga pretendentet kryesore në luftë për titullin e kampionit nuk është diçka në rregull. Pas humbjes që pësuan në javën e parë nga Besa në Pejë, Hajvalia këtë herë është gjunjëzuar në fushën e tyre nga Drenica, skuadër kjo e cila drejt Kizhnicën kishte udhëtuar me qëllim që të marrë së paku një pikë dhe pakkush kishte besuar se ata në Skenderaj do të kthehen me gjah të plotë. Ekber Vitija me autogol dhe Arbin Thaçi ishin autorët e golave për Drenicën në këtë sfidë e cila përfundoi me rezultat 2:1. Golin për vendasit e shënoi Azem Ahmeti nga pika e bardhë. “E nënçmuam kundërshtarin, pasi menduan se do të jetë një lojë e lehtë për ne. Pas pranimit të dy golave në pjesën e parë ishte shumë vështirë për ta kthyer rezultatin. Pavarësisht humbjes lojtarët tanë e dhanë maksimumin dhe them se nuk ishte dita jonë në këtë sfidë. Na mbetet të mobilizohemi për ndeshjet e ardhshme, pasi ky është vetëm fillimi i kampionatit dhe jam i sigurt se në ndeshjet e radhës do të përmirësohemi dukshëm”, ka thënë pas ndeshjes ndihmës trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)