Neymar konfirmon: Nuk largohem

  • 30 August 2015 - 10:01
Neymar konfirmon: Nuk largohem

Ylli i Barcelonës, Neymar ka konfirmuar të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Camp Nou.

Manchester United ka shprehur interesim në ditët e fundit për të, por vet lojtari insiston se do të qëndroj në Barcelona.

“Dua të vazhdoj me Barcelonën, pavarësisht oferta multimilionëshe që vijnë nga Anglia. Jemi në fillim të sezonit dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë”, tha Neymar pas fitores kundër Malagas.

Kjo ndeshje ishte e edhe e para për Neymarin këtë edicion, pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit.