Degen: Karriera e Shaqirit po shkatërrohet nga vëllai i tij

  • 30 August 2015 - 10:23
Degen: Karriera e Shaqirit po shkatërrohet nga vëllai i tij

Lojtari i Baselit, Philip Degen është i bindur se karriera e Xherdan Shaqirit po shkatërrohet nga vëllai i tij, Erdin Shaqiri.

Erdini po e shkatërrron karrierën e vëllait të tij, Xherdanit, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Degen.

“Shaqiri iu bashku një klubi mesatar në Angli dhe për këtë fajin e ka Erdini. Ai nuk di për futbollin aq sa di unë për vallëzim. Ai është një amator i cili është futur papritmas në këtë industri dhe ka filluar të improvizojë gjëra”.

“Erdini po ia shkatërron karrierën Shaqirit”, tha Degen për Nordwestschweiz.