United, ofertë për Robbenin

  • 30 August 2015 - 11:42
United, ofertë për Robbenin

Sipas mediave holandeze, mësojmë se Manchester United është duke përgatitur një ofertë për anësorin e Bayern Munich, Arjen Robben.

Manchester United duket se do të transferojë edhe një sulmues deri në fundin e tregut të transferimeve të lojtarëve.

Dhe, sipas mediave holandeze, mësojmë se skuadra nga Old Trafford është duke përgatitur një ofertë për Robbenin.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës angleze, Louis Van Gaal, i cili do të bëj çmos për ta sjellur atë në Old Trafford.