Juve-Mourinhos: Pogba nuk shitet as për 150 milionë euro

  • 30 August 2015 - 12:40
Juve-Mourinhos: Pogba nuk shitet as për 150 milionë euro

Vetëm ore para se të mbyllet merkatoja e verës, Chelsea provon gjithcka për të siguruar shërbimet e Paul Pogba. Mirëpo përgjigjja e Juventusit është e prerë: për momentin as që mendohet largimi i 21-vjecarit francez. Ky është skenari i paraqitur nga Gazzetta Dello Sport, sipas të cilit, bardhezinjtë kanë refuzuar një ofertë stratosferike të klubit të drejtuar nga Roman Abramovich. 80 milionë euro plus kartonin e Oscar. Por Juventusi nuk lëviz: Pogba nuk do të largohet nga Torino as për 150 milionë euro. Sigurisht qëdrimi i bardhezinjve ka edhe konsensusin e mesfushorit francez, i cili ka disa arsye për të qëndruar të paktën edhe një sezon në “Juventus Stadium”.

Pogba ka marrë përgjegjësinë e një numri 10 për të dirigjuar lojën e juventinëve në një sezon kyc që mund të jetë një antipastë për lojtarin më pak se një vit nga finalet e Europianit.

Tek Juventusi do të qëndrojë edhe Simone Zaza, të cilit do t’i jepet koha për t’u përshtatur me skemat e Allegrit. Shitja e Llorentes dhe Coman kanë bllokuar huazimim e mundshëm të sulmuesit të kombëtares italiane në Premier League. 24-vjecari është gati për t’i luajtur të gjitha shanset në Vinovo.