Shaqiri i përgjigjet kritikëve: Stoke, skuadër perfekte

  • 30 August 2015 - 14:16
Shaqiri i përgjigjet kritikëve: Stoke, skuadër perfekte

Xherdan Shaqiri ka thënë se Stoke City është një skuadër perfekte, duke iu përgjigjur kështu të gjithë ata që janë duke e kritikuar atë për transferimin te kjo skuadër angleze.

Shaqiri ka thënë se Stoke City është një skuadër perfekte, edhe pse ai është duke u kritikuar për transferimin te ky vend.

“A po shkon karriera jote në rrugën e gabuar? Jo, jo për mua. Unë jam ende 23 vjeçar”.

“Mund të përmirësohem çdo ditë dhe ende nuk e kam arritur potencialin tim. Stoke është perfekt për mua”, tha Shaqiri për Stokesentinel.