Ky është ish-lojtari i Interit dhe Arsenalit që i ka shpëtuar 542 jetë

  • 14 September 2018 - 14:00
Ky është ish-lojtari i Interit dhe Arsenalit që i ka shpëtuar 542 jetë

Ish-sulmuesi i Interit, Nwankwo Kanu, ka thënë se fondacioni i tij i ka shpëtuar 542 jetë pasi e ka shpjeguar se si problemi i tij kardiak e ka inspiruar që t’i shpëtojë të tjerët.

Ai qëndroi në Inter për tre vite, gjatë periudhës 1996 deri më 1999, mirëpo nuk luajti shumë për shkak të problemit që kishte në zemër, dhe pas operimit që bëri, filloi të luajë më shumë, dhe njihet më shumë për kohën e tij te Arsenali dhe klubi i tij i fundit, Portsmouthi.

“I kemi shpëtuar 542 jetë”, tha Kanu për The Guardian.

“Por ne vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi bashkëpunuar me spitale, kemi bërë kontrollimet, kemi biseduar me prindërit, ne i kemi edukuar fëmijët dhe pastaj i kemi dërguar në vendet e ndryshme për t’i operuar”.

“Qëllimi i këtij fondacioni është që t’i ndërtojmë spitalet kardiake në Afrikë, duke filluar në Nigeri. Do të ishte pastaj më e lehtë”.

“Si futbollist fiton trofe dhe kjo është e mirë. Por kjo është diçka më shumë”.

“Unë e di ndjenjën e dhimbjes si një i rritur, pra imagjinoni se si është për fëmijët. Është e vështirë për ta që ta përballojnë dhimbjen”.

83-herë përfaqësuesi i Nigerisë i ka fituar tre tituj të ligës holandeze, Eredevisies dhe një Ligë të Kampionëve me Ajaxin, po ashtu edhe Kupën e UEFA-s me Interin dhe dy Premierliga me Arsenalin, para se ta mbyllte karrierën e tij e West Bromwichin dhe Portsmouthin.

(Kosova Sot)