Lampardi nuk e do Terryn në skuadrën e tij - Sport - Kosova Sot
Lampardi nuk e do Terryn në skuadrën e tij

Lampardi nuk e do Terryn në skuadrën e tij

Frank Lampardi e ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar ish-bashkëlojtarin e tij sa ishin te Chelsea, John Terryn, te skuadra e tij Derby County.

Lampardi ka luajtur 13 vite së bashku me Terryn te klubi londinez, dhe një spekulim ka qarkulluar për një ribashkim të tyre, kësaj radhe si trajner-lojtar.

Ai nuk kishte kontratë këtë verë dhe fillimisht vendosi të shkojë te Spartak Moscow, madje kishte kryer edhe testet mjekësore për klubin rus.

Mbrojtësi do të merrte një shumë prej tre milionë eurosh pagë për një stinor, mirëpo ai ka treguar se marrëveshja u prish në fund.

“Pasi u mendova shumë, vendosa që ta refuzoi ofertën dhe kontratën nga Spartak Moscow”, ka shpjeguar Terry në një deklaratë.

“Do të dëshiroja ta shfrytëzojë rastin dhe ti falënderohem Spartakut për mundësin dhe t’iu uroj atyre dhe tifozëve një stinor sa më të mirë. Ata janë një klub ambicioz dhe jam shumë i impresionuar me profesionalizmin e tyre”.

“Por, pasi e kam diskutuar edhe me familje, ne bashkë vendosëm se nuk është koha që të shkojmë në Moskë. Fat të mbarë, Spartakut”.

Ndërsa Lampardi ka thënë se skuadra e tij është e kompletuar, pas transferimeve që i ka bërë në këtë verë.

“Johni është një lider fantastik, një lojtar fantastik dhe ka ende për të ofruar”, ka thënë Lampardi.

“Por ne kemi opsione tjera në mbrojtje, kështu që nuk ka më lëvizje nga ana jonë”.

“Johni do të jetë një lojtar i madh ku do që të shkojë”.

Lampardi e ka filluar një stinor fantastik, duke i fituar katër nga gjashtë ndeshjet e ligës.

 

(Kosova Sot)

 

11 orë e 34 minuta më parë
19/09/18