Sharapova konfirmon mungesën në “US Open”

  • 31 August 2015 - 10:33
Sharapova konfirmon mungesën në “US Open”

urneu i katërt Grand Slam i sezonit humbet një prej tenisteve më të mira të raketës Botërore. Maria Sharapova “ngrin” gjithë të apasionuarit pas këtij sporti, duke konfirmuar mungesën në “US Open”. Një ditë përpara sfidës me bashkëkombasen Daria Gavrilova për raundin e parë të këtij turneu, shtatlartja ruse njofton në Facebook mungesën. “Bëra gjithçka, por koha nuk ishte e mjaftueshme”, shkruan Masha në rrjetin social.

Sharapova u detyrua të tërhiqej edhe nga Cincinati për të punuar me dëmtimin muskular në kofshën e djathtë, por mesa duket nuk ia ka dalë mbanë duke ia lehtësuar punën pretendentes kryesore Serena Williams, e cila duket se e ka të shtruar rrugën për të rrëmbyer edhe trofeun e Grand Slamit të shtëpisë. Kjo është tërheqja e dytë nga në tre vitet e fundit në Flushing Meadows për numrin 3 të botës. Në 2013-ën shkak u bë një dëmtim në shpatullën e djathtë duke u zëvendësuar nga rusja tjetër Daria Kasatkina. 28-vjeçarja e ka fituar vetëm një herë në vitin 2006 turneun US Open.