Atletico më vështirësi fiton në Monaco

  • 18 September 2018 - 23:47
Atletico më vështirësi fiton në Monaco

Atletico Madrid e ka mundur Monacon sonte me rezultat 1-2. Të parët që shënuan ishin Monaco me Grandsir (18), por barazoi Costa (30), kurse fitoren Atleticos ja dhuroi Gimenez (46)

Atletico ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atleticos me rezultat 1-2.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për vendasit të cilët arritën te goli i epërsisë në minutën e 18. Një tollovi në zonën e Atleticos e shndërroi në gol Grandsir.

Pas golit të pësuar ndeshjen në dorë  mori Atletico.

Sulmet e pareshtura bën që të shënohet goli i barazimit në minutën e 32 nga Diego Costa, kurse në minutën e 46 të pjesës së parë, Atletico përmbys rezultatin me golin e Gimenez.

Pjesa e dytë ishte shumë e mërzitshme për t’u parë, me Atleticon që kontrollonte ndeshjen dhe Monacon që ishin të pafuqishëm për të barazuar.

Me këtë fitore Atletico merr kryesimin në Grupin A më tri pikë. Pas tyre është Club Brugge, Borussia Dortmund dhe Monaco.

 

 

(Kosova Sot)