Depay e përqesh Man Cityn: Mançesteri është ende i kuq

  • 20 September 2018 - 17:37
Depay e përqesh Man Cityn: Mançesteri është ende i kuq

Depay, mbrëmë, e ndihmoi Lyonin të sigurojë fitore si mysafir ndaj Manchester Cityt në Etihad, dhe ish-lojtari i Manchester Unitedit nuk mundi t’i rezistojë dëshirës për t’i përqeshur rivalët e qytetit të ish-klubit të tij.

Golat e shënuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes nga Maxwell Cornet dhe Nabil Fekir rezultuan të jenë të mjaftueshme për të siguruar fitoren ndaj Manchester Cityt, të cilët arritën ta shënojnë vetëm një gol, në pjesën e dytë të ndeshjes, përmes Bernardo Silva.

Dhe Depay, i cili ka kaluar dy sezone në Old Trafford gjatë viteve 2015 dhe 2017, e ka bërë të qartë se ai ende nuk e ka harruar rivalitetin mes dy klubeve të Mançesterit.

“Mançesteri është ende i kuq”, ka shkruar 24-vjeçari në një video që e publikoi, ku shihet ai dhe bashkëlojtarë e tij të veshur me ngjyrë të kuqe, duke ngrënë bukë.

Megjithatë, Depay nuk ishte i vetmi ish-lojtar i “Djajve të kuq” i cili luajti dje kundër Manchester Cityt. Rafael de Silva gjithashtu startoi në këtë ndeshje dhe ai ishte personi i fundit që u largua nga fusha, pasi që kishte mbetur aty duke e festuar fitoren.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, unë nuk dua të humbas këtu asnjëherë. Jam shumë i lumtur. Të gjithë e dinë se jam tifoz i Manchester Unitedit, kështu që është një ndjenjë shumë e mirë të vij këtu dhe të fitoj”, ka thënë Rafael.


(Kosova Sot)