Joao Mario: Do ti fitoj edhe zemrat e tifozëve

  • 20 September 2018 - 18:44
Joao Mario: Do ti fitoj edhe zemrat e tifozëve

Joao Mario “mund ta kupton pse” tifozët e Interit e kanë fishkëlluar atë, por dëshiron “që këto fishkëllime të kthehen në duartrokitje” për të

Mesfushori portugez ju bashkua Nerazzurri më 2016, por dështoi që të tregojë shumë vlera të tij gjatë sezonit të tij të parë.

Ai kaloi gjysmën e sezonit të tij të dytë në huazim tek West Jam United, por çekanët nuk deshën ta blejnë atë në fund të verës.

Pasi kishte deklaruar në verë që ai nuk e pëlqen Serie A dhe kishte pranuar “se nuk ka ndonjë dëshirë” për të luajtur përsëri për Interin. Megjithatë, ai dështoi që të siguron kalimin në ndonjë ekip këtë sezon, por që tashmë ai është në luftë me fansa.

“Gjithçka dua të bëj tani është të ndryshoj këto fishkëllima në duartrokitje”, tha Joao Mario për Sky.

“Është gjithmonë e vështirë kur tifozët tuaj që ju fishkëllejnë, por mund ti kuptoj pse. Mendoj se kam problem me gjuhën e trupit, e ndonjëherë duket se nuk jam këtu. Duhet që të përmirësohem, sepse kam dëshirë që t’ia dal mirë”. 

 

(Kosova Sot)