Mariano, ka shënuar gol çdo 54 minuta në Europë

  • 20 September 2018 - 19:17
Mariano, ka shënuar gol çdo 54 minuta në Europë

Numri i ri 7 ka shkallën më të lartë të shënimit të golave në Europë, një shkallë që ai vazhdimisht është duke e përmirësuar, derisa njihet si një përfundues i mirë i aksioneve dhe i pagabueshëm para golit

Real Madridi e ktheu Mariano Diazin për shkak të dallimit të tij të madh me sulmuesit e tjerë në minutat që ka shënuar gola. Ai konsiderohet një sulmues i pastër, një përfundues i mirë i aksionëve. Madridista kurrë nuk do ta harrojnë pesë golat që ai shënoi për ta në sezonin e vetëm të tyre para skuadrës së parë, derisa këtë e ka bërë edhe me t’u kthyer në Spanjë në Santiago Bernabeu kundër Olympique Lyon. Të mërkurën në mbrëmje, 20 minta mjaftuan që ai ta bëj të njëjtën për Los Blancos.

Sulmi klasë i Marianos

Në verën e vitit 2017 Mariano shkoi në Francë me një shkallë të lartë të golave dhe këtë e bëri që në debutimin e tij të parë në nivel European kur u kthye sivjet në ish skuadrën e ti. Ai tani ka gjashtë gola të shënuara në fanellën e Real Madridit dhe këtë e ka arritur në më pak se nëntë goditje drejt portës. Kjo është një mesatare e jashtëzakonshme që do të frikësoi çdo mbrojtje kur ai do të jetë në pozitë për të goditur.

Numrat për gola të shënuar në minuta nuk janë edhe jo impresive. Në minutat e tij të parë ai ka shënuar pesë gola në 302 minuta, një gol për çdo orë që është mbi mesataren e një sulmuesi të mirë. “Golazo” kundër Romas e ka ulur këtë gjë në 54 minuta, edhe pse ai qartë mund ta përmirësojë këtë gjë nëse luan më shumë.

“Gjithmonë kam dashur që të më urojnë mirëseardhje në këtë formë dhe i jam mirënjohës”, tha ai pas fitores kundër Romës.

Tifozët e Madridit e kanë dashur rikthimin e tij, presin që ta shohin atë përsëri me fanellën e bardhë dhe nëse ai vazhdon me këtë efikasitet të golave, nuk ka dyshim se do të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë në Santiago Bernabeu. 

 

(Kosova Sot)