Kjo është skuadra më e mirë e javës së parë të Champions

  • 20 September 2018 - 20:37
Kjo është skuadra më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias

Bianconeri ishin me vetëm 10 njerëz për më shumë se një orë ndeshje pas përjashtimit të Cristiano Ronaldos me të kuq.

Pavarësisht kësaj, ata fituan në Mestalla në sajë të dy penalltive që në gol i shndërroi Miralem Pjanic, e ku boshnjaku ja doli të jetë në 11 më të mirë të kampionëve.

Atij i është bashkuar Wojciech Szczesny, i cili arriti të bëj disa pritje dhe mbrojti penalltinë duke bërë që goli i tij mos të preket nga ndonjë shënim.

Posh këtyre në ekip janë përfshirë edhe Joao Cancelo dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci. 

Ekipi më i mirë në Ligën e Kampionëve për javën e parë: Szczesny (Juventus); Cancelo (Juventus), Alaba (Bayern Munchen), Bonucci (Juventus), Tagliafico (Ajax), Marcelo (Real Madrid); Vlasic (CSKA), Pjanic (Juventus), Pogba (Manchester United); Messi (Barcelona), Krmencik (Viktoria Plzen).

 

(Kosova Sot)