Lazio i fiton pikët e para në Europa Ligë

  • 20 September 2018 - 20:58
Lazio i fiton pikët e para në Europa Ligë

Lazio ka fituar me rezultat 2-1 kundër Apollon Limasolit në Europa Ligë. Golin e parë e shënoi b Luis Alberto (14) pastaj Immobile (84) dhe Zelaye (88)

Lazio e ka nisur mbarë Europa Ligën duke shënuar fitore të ngushtë, por që ja jep 3 pikë në ndeshjen e parë të Europa Ligës kundër Apollon Limasol.

Lazianët e nisën furishëm këtë takim dhe bën disa sulme të pareshtura drejt portës, e që kjo rezultoi me gol në minutën e 14 të ndeshjes, ku shënoi Luis Alberto.

Pjesa e parë në përgjithësi ishte e dominuar nga Lazio të cilët patën mundësi që të shënojnë edhe golin e dytë por ishin të pafat.

Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra qipriotë, Apollon merr situatën në dorë.

Ata kishin disa mundësi të mira shënimi dhe kishin posedimin por deri në fund të ndeshjes nuk arritën që ta barazojnë rezultatin.

Megjithatë në minutat e fundit të ndeshjes Lazio arrin që të shënoi golin e dytë duke shënuar nga penalltia. Në minutën e 84’të shënon Immobilie.

Posedimi ju shpërblye Apollonit pasi shënuan gol në minutat e fundit të ndeshjes me Zalaya, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin.

Me këtë fitore Lazio është në vendin e parë më 3 pikë, kurse vendi i dytë është i Entrachtit të cilët mundë Marseillë me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit H të Europa Ligës. 

 

(Kosova Sot)