Prishtina deklason Donar Groningenin

  • 20 September 2018 - 22:26
Prishtina deklason Donar Groningenin

KB Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Donar Groningen.

Bardhekaltërit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan me rezultat të pastër 84:64.

Prishtinasit e mbyllën në epërsi edhe pjesën e parë, 46:33, gjë që dëshmon se ata nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren sonte.

Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ishte fantastike.

Sigurisht, Plisat brohoritën pa u ndalur për ekipin e zemrës.

 

(Kosova Sot)