Tite nuk e fton Costan në Kombëtaren e Brazilit, shkak i gjestit të tij ndaj Di Francescos

  • 21 September 2018 - 19:10
Tite nuk e fton Costan në Kombëtaren e Brazilit, shkak i gjestit të tij ndaj Di Francescos

Anësori i Juventusit, Douglas Costa është lënë jashtë skuadrës së Kombëtares së Brazilit, për shkak të rastit kundër Federico Di Francesco së Sassuolos.

Costa, është përjashtuar me karton të kuq në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos të dielën, pasi në fund të takimit e goditi një herë me bërryl e pastaj me kokë para se ta pështynte në gojë kundërshtarin.

28-vjeçari është dënuar me katër ndeshje moslojë në Serie A për veprimin e tij në vikendin e kaluar, dhe po ashtu mund të mungojë për një muaj si shkak i lëndimit në fitoren e Juventusit kundër Valencias në Ligën e Kampionëve. 

 “Douglas Costa nuk do të ftohet për këto dy arsye: lëndimi i tij, dhe incidenti i tij që ndodhi në vikendin e kaluar”, ka thënë trajner Tite n konferencën për shtyp.

“Ishte një veprim i mungesës së disiplinës”.

Brazili do të luajë kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës në muajin e ardhshëm. 

 

(Kosova Sot)