Hamsik pritet të largohet nga Napoli

  • 21 September 2018 - 19:34
Hamsik pritet të largohet nga Napoli

Marek Hamsik pritet të largohet së shpejti nga skuadra italiane, Napoli.

Mesfushori sllovak, Hamsik thuhet se po mendon të largohet nga klubi napolitan në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, sllovaku nuk është në qendër të projektit të Carlo Ancelottit dhe kjo e ka bërë të mendoj largimin.

Deri te kjo ka ardhur pasi Hamsik ka përfunduar vetëm një nga pesë ndeshjet e para të sezonit të Napolit.

Rrjedhimisht, një ikje nga San Paolo duket të jetë në agjendë për në afatin e janarit dhe tashmë mund të ketë zhvillime në këtë drejtim.

Kapiten i Napolit ishte i lidhur ngushtë me një kalim në Kinë gjatë verës, por përfundimisht vendosi të zgjasë magjinë e tij 11-vjeçare me italianët.

Në të kaluarën, Hamsik ka qenë i lidhur edhe me skuadrat e mëdha italiane si Interi dhe Juventusi, teksa është pëlqyer edhe nga anglezët e Manchester Unitedit.

Modeli i ri Peugeot 508 më në fund vjen në Kosovë!

Hamsik njihet si legjendë e Napolit pasi ka kaluar me gola edhe Diego Maradonën, duke shënuar plot 120 gola në 503 paraqitje

 

(Kosova Sot)