Alex Sandro: Pres një stinor të madh

  • 21 September 2018 - 20:25
Alex Sandro: Pres një stinor të madh

Alex Sandro është duke e pritur një stinor të madh të Juventusit, dhe kjo do të ndodhë sipas tij vetëm nëse ata japin 100 përqindëshin e tyre të motivimit.

Juve konsiderohet si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë edicion dhe po ashtu Serie A-në për të tetën herë, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në këtë verë.

“E kam parë Cristianon shumë të motivuar, dhe ai mezi po pret të dalë në fushë pas atij incidenti në fushë kundër Valencias”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë për Sky Sport Italia.

“Ronaldo ka sjellë kualitet me vete, jam duke u njohur me të, dhe jam duke i kuptuar lëvizjet e tij dhe se si e dëshiron ai topin”.

“Cancelo - Alex Sandro më të mirit e krahëve? Jemi duke punuar për t’i mbërritur majat”.

“Mendoj se ky do të jetë një stinor i madh për mua dhe bashkëlojtarët e mi. Ndihem mirë, por e di që mund të përmirësohem ende”.

Mbrojtësi është kërkuar vazhdimisht nga PSG-ja gjatë kësaj vere, mirëpo braziliani vendosi që të mbetet ende në Torino me “Zonjën e Vjetër”. 

 

(Kosova Sot)