Spalletti: Icardi mund të përmirësohet ende

  • 21 September 2018 - 22:49
Spalletti: Icardi mund të përmirësohet ende

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, beson se Mauro Icardi mund të përmirësohet dhe të rritet si lojtar ende pas atij goli vendimtar të martën në fitoren 2-1 kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Icardi e barazoi rezultatin në minutën e 85’ me një volle para se ta përmbyste Matias Vecino rezultatin për 21 në fund të ndeshjes.

“Ai duhet të bëjë lëvizje, nga të cilat skuadra do të përfitojë”, ka thënë Spalletti.

“Disa sekonda të talentit janë të mjaftueshëm për t’u bërë një top futbollist, mirëpo të jesh një kampion të duhen 95 minuta të personalitetit”.

Interi në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Sampdorias në kuadër të Serie A-së. 

 

(Kosova Sot)