Një fans sëmuret, arrin helikopteri në fushë, anulohet ndeshja (Video)

  • 22 September 2018 - 22:05
Një fans sëmuret, arrin helikopteri në fushë, anulohet ndeshja (Video)

Një tifoz në gjendje të rëndë bën që të shtyhet ndeshja e divizionit të tretë në Angli Burnsley – Burton, që duhej të niste në orën 16:00.

Në një kohë kur gjyqtari dhe skuadrat kishin dalë nga tuneli dhe po bëheshin gati të niste loja, një fans i skuadrës vendëse, që ndodhej pas portës është ndier keq dhe ka mbetur për shumë minuta në tokë pa ndjenja.

Në momentin kur është kuptuar se gjendja ishte serioze, u vendos që të mos niste ndeshje, për të bërë të mundur uljen e një helikopteri për të transportuar me urgjencë të sëmurin në spital.

Zyrtarët e ndeshjes ishin të mendimit që nuk mund të krijoheshin kushtet e nevojshme që ndeshja të luhej, ndaj u tërhoqën përfundimisht në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet nëse tifozi arriti t’i mbijetonte problemit shëndetësor. 

 

(Kosova Sot)