Prishtina eliminohet në Ligën e Kampionëve në basketboll

  • 22 September 2018 - 22:59
Prishtina eliminohet në Ligën e Kampionëve në basketboll

KB Prishtina nuk ka arritur ta mbajë rezultatin e ndeshje së parë në Prishtinë kundër Donar Groningenit.

Prishtina humbi sonte në Holandë me rezultat të thellë 80-55. Kurse në ndeshjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, Prishtina kishte fituar me rezultatin 84-64.

Mirëpo për shkak të rezultatit jo të mirë kundër Donar Groningenit, kishte tensionet në mesin e lojtarëve të KB Prishtinës pas përfundimit të pjesës së parë. Dardan Berisha dhe Divine Myles kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila duket se ka shkaktuar telashe brenda skuadrës kosovare.

Për Donar Groningenin më të dalluarit ishin Jason Dourisseau e Jordan Callahan, duke shënuar 15 respektivisht 14 pikë.

E te Prishtina i vetmi që u vërejt ishte A.J. Davis që pati 17 pikë, 5 kërcime e një asistim.

 

(Kosova Sot)