“Milani duhet ta ndryshojë mentalitetin”

  • 24 September 2018 - 10:36
“Milani duhet ta ndryshojë mentalitetin”

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, beson se klubi i tij duhet ta ndryshojë mentalitetin nëse dëshiron të luftojë për titullin e Serie A-së.

Milani lëshoi pikë përsëri në barazimin 2-2 në San Siro kundër Atalantas të dielën.

“Mentaliteti? Nuk është një arsyetim por nëse i shikoni pesë vjetët e fundit, Milani përfundoi larg prej top vendeve të tabelës”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Duhet të ndryshojmë, duhet ta ndryshojmë mentalitetin e vendit të shtatë në tabelë. Ne mund të japim sinjale në ndeshjet e ardhshme”.

“Mendoj se klubi duhet ta ketë mentaliteti e fituesit dhe jemi duke e ndërtuar një skuadër që merr rezultate”.

(Kosova Sot)