David Luiz: Chelsea ishte shumë i ngadalshëm

  • 24 September 2018 - 10:57
David Luiz: Chelsea ishte shumë i ngadalshëm

Chelsea ka dështuar në vazhdimin e ecurisë së fitoreve, pasi u ndal nga West Hami të dielën dhe kjo ndodhi për shkak të lëvizjes së topit ngadalë, sipas David Luizit.

Skuadra e Maurizio Sarrit barazoi me rezultat pa gola kundër rivalit të qytetit, kështu duke e lërë të vetëm në krye të tabelës Liverpoolin me pikë maksimale pas gjashtë javëve.

“Pa dyshim që jemi të dëshpëruar. Ne nuk luajtëm mirë, nuk krijuam shanse. Ishte një lojë[ e ngadalshme”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“Të dielën ne nuk bëmë lojë fantastike dhe për këtë arsye nuk fituam”.

Chelsea në javën e ardhshme do të luajë kundër Liverpoolit në kuadër të Premierligës. 

(Kosova Sot)