Brozovic: Kjo javë ishte pika kthyese e Interit, vazhdojmë kështu

  • 24 September 2018 - 11:37
Brozovic: Kjo javë ishte pika kthyese e Interit, vazhdojmë kështu

Marcelo Brozovic aktualisht është heroi i Interit në Serie A pasi ishte goli i tij që i dha fitore ndaj Sampdorias.

Ylli korat tha se kjo javë është pika kthyese dhe tani beson se rezultatet e mira do të vijnë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por edhe një herë fituam me frymën e fundit dhe jemi të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Brozovic pas ndeshjes për DAZN.

“Në pjesën e parë kishim shumë pasime gabim, por tani u përmirësuam. Mendoj se kjo javë do të jetë pika jonë kthyese”.

“Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha, sepse kjo është ajo që Interi bën”, ka shtuar kroati.

Mos të harrojmë Interi fitoi në minutat e fundit edhe ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-2.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve në Serie A është kundër Fiorentinas. 

(Kosova Sot)