Sarri: Ende nuk jemi në nivelin e Liverpoolit

  • 24 September 2018 - 11:38
Sarri: Ende nuk jemi në nivelin e Liverpoolit

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në derbin e Londrës ndaj West Hamit.

Pas pesë fitoreve radhazi në kampionat, erdhi barazimi i parë për Chelsean e Maurizio Sarrit.

E trajneri e ka harruar barazimin ndaj West Hamit duke folur për dy ndeshjet e radhës që do t’i luajnë ndaj Lvierpoolit në Kupën e Anglisë dhe në kampionat.

“Do të përballemi me një skuadër shumë të mirë, që ka punuar me të njëjtin trajner për disa vite me radhë”.

“Liverpooli momentalisht ndodhet një hap para nesh, pasi me lojtarët e mij jam duke punuar vetëm që 40 ditë”, tha Sarri.

Tekniku italian thotë se Chelsea e tij duhet të përmirësohet ende për të arritur nivelin e Liverpoolit.

“Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, pas një viti mund të jemi në të njëjtin nivel me Liverpoolin”, u shpreh Sarri.

Të mërkurën Liverpool do të jetë nikoqir i Chelseat në kuadër të Kupës së Anglisë në Anfield, ndërsa të shtunën në Stamford Bridge do të zhvillohet ndeshja për kampionat. 

(Kosova Sot)