Gjithçka që duhet të dini për çmimet e FIFA-s që ndahen sonte

  • 24 September 2018 - 12:35
Gjithçka që duhet të dini për çmimet e FIFA-s që ndahen sonte

Sonte në orën 20:30, në Londër do të mbahen ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për vitin 2018. Në këtë ceremoni, ndër të tjerash, do të zbulohet edhe lojtari dhe lojtarja më e mirë, trajneri më i mirë, si dhe goli më i mirë i vitit.

Pas një viti shumë të ngarkuar për botën e futbollit, pasi që gjatë verës u mbajt edhe turneu i Kupës së Botës në Rusi, kjo ceremoni kthehet sonte në Royal Festival Hall të Londrës.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ pretendon se Lionel Messi nuk do të merr pjesë në këtë ceremoni dhe ‘Sky Sports’ e thotë të njëjtën gjë për Cristiano Ronaldon. Mungesa e tyre arsyetohet me përgatitjet për ndeshjet e mesjavës.

Mohamed Salahu, Luka Modrici dhe Cristiano Ronaldo janë të nominuar për çmimin për lojtarin më të mirë. Megjithatë, ylli kroat i Real Madridit, Modric, është favoriti për ta marrë këtë çmim, pasi që pati një sezon të jashtëzakonshëm si për klubin e tij ashtu edhe për Kombëtaren e Kroacisë.

Nëse mesfushori kroat do të arrinte ta fitonte këtë çmim, ai do të ishte i pari lojtar i cili arrin ta mposhtë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon që nga viti 2007, kur e kishte fituar për herë të fundit Kaka. Që nga atëherë, këtë çmim e kanë fituar vetëm Ronaldo dhe Messi.

Sonte do të zbulohet edhe fituesja e çmimit për lojtaren më të mirë të vitin. Të nominuara për këtë çmim janë Ada Hegerberg, Dzsenifer Marozsan dhe braziliania Marta.

Sot do të jepet edhe çmimi për golin më të mirë të vitit, Puskas Award. Janë gjithsej 10 gola të nominuara për këtë çmim. Për më tepër, sot do të zbulohet edhe 11-ja më e mirë e vitit.

Kjo është lista e plotë e çmimeve:

Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit:

Çmimi për lojtaren më të mirë të vitit:

Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit:

Çmimi për trajneren më të mirë të vitit:

Çmimi për portierin më të mirë të vitit:

(Kosova Sot)