Pogba i hapur t’i bashkohet Barcelonës, por me dy kushte

  • 24 September 2018 - 18:10
Pogba i hapur t’i bashkohet Barcelonës, por me dy kushte

Paul Pogba është i palumtur me stilin e lojës së Manchester Unitedit dhe sipas mediave spanjolle, ai është i gatshëm t’i braktisë “Djajtë e kuq” qoftë në janar apo në fund të sezonit.

Sipas Don Balon, Pogba mbetet ndër synimet kryesore të Barcelonës në tregun e transferimeve dhe vetë francezi është i hapur t’i bashkohet katalonasve në janar, ama me dy kushte.

Kushti i parë: Pogba dëshiron ta ketë pagën e njëjtë në Barçë si në Manchester United. Apo edhe më të lartë. Francezi ka pagë vjetore prej 13 milionë euro dhe nuk do të kalojë në “Camp Nou” nëse i ofrohet më pak se që fiton tani.

Kushti i dytë: 25-vjeçari dëshiron të jetë titullar në ekipin e Barçës, por kalimi i tij i mundshëm në Katalonjë nënkupton se rrezikohet vendi i mesfushorëve tjerë, si për shembull i Ivan Rakiticit.

 

(Kosova Sot)