Këto janë votat e kapitenit të Kosovës për “Lojtarin më të mirë të FIFA”

  • 24 September 2018 - 22:54
Këto janë votat e kapitenit të Kosovës për “Lojtarin më të mirë të FIFA”

Ka përfunduar ceremonia për më të mirin e FIFA’së në Londër, derisa janë publikuar edhe votat e kapiteneve të Kombëtarëve për tre lojtarët më të mirë

Në listën e ngushtë prej 3 lojtarëve për më të mirin janë hyrë, Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo, me Luka Modric që e mori çmimin si fitues i Ligës së Kampionëve dhe si finalist i Botërorit në Rusia 2018.

E kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka zgjedhur pikërisht Luka Modricin për lojtarin më të mirë duke ja dhënë pesë pikë.

I dyti në listën e Ujkanit ishte Cristiano Ronaldo më 3 pikë kurse i fundit, më 1 pikë Kylian Mbappe.

Për këtë çmim ka votuar edhe redaktori i sportit të Gazetës Zëri, Valon Konushevci. Konushevci ka votuar për Mohamed Salah (5 pikë), Ronaldon (3 pikë) dhe Luka Modric (1 pikë).

 

Image

 

(Kosova Sot)