Ky është trajneri më i mirë në Botë, sipas kapitenit të Kosovës

  • 24 September 2018 - 23:22
Ky është trajneri më i mirë në Botë, sipas kapitenit të Kosovës

Samir Ujkani ka votuar për trajnerin më të mirë në botë

Ashtu, sipas rregullave të FIFA’së, kapitenët, trajnerët dhe një media zgjidhen për të votuar lojtarin më të mirë të vitit dhe trajnerin më të mirë.

Sipas Ujkanit, trajneri më i mirë në botë është Zinedine Zidane, trajner i cili e fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Pra Samir Ujkani ka votuar për Zidane më 5 pikë, 3 pikë për Deschamps dhe 1 pikë për Massimiliano Allegri.

Ndërkohë, nga media ka votuar Valon Konushevci prej Kosove, redaktor i sportit .

Për Konushevcin, trajneri më i mirë është Didier Deschamps për të cilin ai ka dhënë 5 pikë, i dyti është Zinedine Zidane dhe i treti Zlatko Dalic. 

 

Image

 

(Kosova Sot)