Manchester Unitedi thyen rekord me të hyrat vjetore

  • 25 September 2018 - 16:31
Manchester Unitedi thyen rekord me të hyrat vjetore

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ka bërë të ditur se klubi i tij ka thyer rekordin për të hyrat vjetore këtë vit, pasi që i kanë fituar 658.2 milionë euro. Woodwardi e konsideroi këtë shumë si dëshmi që “Djajtë e kuq” vazhdojnë të jenë liderë në futboll, brenda dhe jashtë fushës.

Ngritja e kësaj shumë vjen pasi që Manchester Unitedi ka fituar më shumë para nga shitja e të drejtave televizive gjatë 12 muajve të fundit, deri më 30 qershor 2018. Ky çmim u ngrit për shkak se Jose Mourinho arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij pozitën e dytë në tabelën e Premierligës.

“Të gjithë në klub janë duke punuar shumë për të shtuar edhe më shumë trofe në listën e 66 trofeve të Manchester Unitedit dhe të 25 të Jose Mourinhos. Këtë gjë e kërkojnë edhe tifozët dhe historia jonë”, ka thënë Woodward.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj filozofisë që kemi për t’i bërë së bashku lojtarët nga akademia me lojtarët e klasit botëror, dhe jemi krenar të themi se sezonin e kaluar ishim klubi që i dhamë më së shumti minuta lojtarëve nga akademia”.

Manchester Unitedi ka nënshkruar kontrata me gjithsej shtatë sponsorë gjatë 12 muajve të fundit. 

 

(Kosova Sot)