FIFA: Ronaldo dhe Messi diskredituan futbollin me mospjesëmarrje në ceremoni

  • 25 September 2018 - 19:35
FIFA: Ronaldo dhe Messi diskredituan futbollin me mospjesëmarrje në ceremoni

FIFA ka akuzuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për “diskreditim të futbollit” me mospjesëmarrjen e tyre në ndarjen e çmimeve nga shtëpia e futbollit.

Monopolit prej dhjetëvjetësh i dyshes për çmimet individuale mori fund të hënën kur Luka Modriq u shpall Lojtari më i mirë në botë nga FIFA, por në ceremoni nuk morën pjesë Ronaldo dhe Messi.

“Me këtë [me mospjesëmarrje] ata e diskredituan futbollin, ndoshta pa e kuptuar këtë”, citon gazeta spanjolle “Marca” një zyrtar të FIFA-s.

Ish-trajneri i Madridit, Fabio Capello ka reaguar, duke thënë se është mungesë respekti nga yjet e futbollit.

“Është mungesë respekti, duhet të jeni aty kur fitoni, por edhe kur humbisni”, ka thënë trajneri italian.

 

(Kosova Sot)