Danimarka, mungojnë Eriksen, Poulsen dhe Boilesen

  • 01 September 2015 - 12:29
Danimarka, mungojnë Eriksen, Poulsen dhe Boilesen

Shtohen problemet për trajnerin e Danimarkës, Morten Olsen, në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore me Shqipërinë dhe Armeninë. Në seancën e të hënës futbollisti i Ajaksit të Amsterdamit, Nicolai Bolisenen, ka shfaqur probleme serioze në gju, duke u detyuar të braktiste stërvitjen madje të largohej nga grumbullimi i përfaqësueses nordike. Në krahun e majtë të mbrojtjes, Danimarka mbetet zbuluar, pasi mungon edhe Simon Polsen, c’ka e ka detyruar trajnerin Olsen të grumbullojë futbollistin me origjinë shqiptare, Riza Durmishi, i cili luan në kampionatin vendas me Bondbin. Në këtë pozicion, mund të përshtatet edhe lojtari i Celta Vigos Daniel Wass, ndonëse krahu i tij i preferuar është i djathi.

Por për shkak dëmtimi në gju ka mbetur jashtë listës së të grumbulluarve mesfushori me tipare sulmuese Kristian Eriksen, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit të Tottenhamit si dhe qendërmbrojtësi Bjelland, i cili është aktivizuar titullar në sfidën e Elbasan Arenës. Dy pozicionet që shqetësojnë më shumë trajnerin e Danimarkës janë krahu i majtë i mbrojtjes dhe qendra e mesfushës.